Për herë të parë, Mexhiti hap qendrën për trajtimin e obezitetit, me pajisje dhe kushte moderne

by admin
Spread the love

Ministri shëndetsisë Fatmir Mexhiti ka njoftuar se për herë të parë është hapur Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit në Klinikën e endokrinologjisë. Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministri Mexhiti në një post në rrjetet sociale. Shkruan Top24.

Mexhiti : “Është hapur Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit në Klinikën e endokrinologjisë, të cilën e vizitova sot me këtë rast.

Obeziteti është një problem serioz shëndetësor global dhe ka një tendencë shqetësuese rritjeje në botë, por edhe në vendin tonë. Është e nevojshme që të ketë një qendër të integruar ku këta pacientë do të udhëzohen për trajtim. Pikërisht për këtë edhe ne në vendin tonë do të kemi një qendër referimi për diagnostikimin dhe trajtimin e obezitetit. I shpreh mirënjohjen time kompanisë Novo Nordisk për këtë mbështetje të rëndësishme.

Klinika ka endokrinologë të edukuar, të cilët do të punojnë në përditshmëri mbi këtë problematikë.

You may also like