“Penguan procesin gjyqësor”/ Gjykata e Tiranës dënon me gjobë Armand Dukën dhe FSHF-në

by admin
Spread the love

Gjykata e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me pezullimin e zgjedhjeve të FSHF në të gjithë vendin. Ajo ka dënuar Presidentin e FSHF Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor.

Në vendimin e saj, Gjykata ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit duke favorizuar Dukën.

Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare. Më herët Gjykata do t’i jepte të drejtë kryebashkiakut Veliaj për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës duke rrëzuar Dukën.

Ndërsa sot, Gjykata e Tiranës vendosi që të pranojë kërkesën për pezullim të zgjedhjeve për FSHF në të gjithë vendin, gjer në shqyrtimin e plotë të dosjes voluminoze për trupimin e rezultatit nga ana e FSHF me qëllim rizgjedhjen e Dukës dhe për një mandat të 6-të.


Top Channel

You may also like