Pendarovski: Rruga perëndimore e vetmja shpresë për ne

by admin
Spread the love

Kandidati për president  nga rradhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski,  në kuadër të fushatës parazgjedhore gjatë ditës së djeshme ka takuar  banorët e komunës së Gazi Babës.  Pendarovski para qytetarëve  theksoi se si kryetar aktual nuk ka qenë asnjëherë i mbyllur për opinion  dhe se përkundrazi, ai tha se të gjithë kanë pasur mundësi të shohin se çfarë është presidenti dhe çfarë pune  bënë.

Në lidhje me punën e strukturës aktuale politike, Pendarovski tha se vetëm kjo strukturë politike e di se çfarë do të thotë të luftosh për interesat kombëtare shtetërore maqedonase dhe di si ta pozicionojë Maqedoninë e Veriut, ndërsa foli për anëtarësimin në NATO, ku vendi është së bashku me shtetet më të mëdha në botë,  sikurse  Amerika, Gjermanina , Franca, Britania e Madhe dhe shetete të tjerë të politikës ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

STEVO PENDAROVSKI,KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA LSDM

“Ky është një oqean problemesh në të gjithë botën, e vetmja rrugë e vërtetë për ne, e vetmja garanci për perspektivën tonë, për të ardhmen tonë, për fatin tonë, e vetmja shpresë që këta të rinj këtu të kenë sukses, këtu të përparojnë, këtu të punojnë, këtu për të krijuar familje, është vetëm rruga perëndimore dhe Aleanca perëndimore. Universitetet më të mira janë atje, sistemet më të mira shëndetësore janë atje, sistemet më të pavarura gjyqësore janë atje, ne aspirojmë të jemi atje, të jemi si ata”.

MARKETING



You may also like