Pendarovski: Për vendin janë ekzistenciale integrimi euroatlantik dhe bashkëjetesa ndëretnike

by admin
Spread the love

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski deklaroi se dy gjëra janë konstante jetike të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut dhe nëse nuk i kushtojmë rëndësi të dyjave, vendi nuk do të përparojë. E para është integrimi euroatlantik, e dyta është bashkëjetesa ndëretnike, tha ai. Ai shtoi se kemi një traditë historike të bashkëjetesës ndëretnike dhe se me Marrëveshjen Kornizë është bërë pjesë e Kushtetutës.

 “Praktika aktuale tregon se marrëdhëniet ndërkombëtare kanë qenë më të larta në 6-7 vitet e fundit sesa në 11 vitet e regjimit të mëparshëm. Të rinjtë më nuk janë rrahur në transporte publike, nuk janë rrahur në Kala. Aktualisht, marrëdhëniet ndëretnike janë më të qëndrueshmet që nga pavarësia e deri më sot”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.

 

MARKETING



You may also like