Pendarovski dënon djegien e Qendrës Kulturore bullgare: Aktet e këtilla janë provokim

by admin
Spread the love




Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me djegien e sotme të Qendrës Kulturore të bullgarëve në Manastir.

“Dënoj ashpër djegien e objektit të qendrës kulturore të bashkësisë bullgare në Manastir. Akte të tilla janë provokim dhe nuk shkojnë në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë. U bëj thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të detajuar, të marrin të gjitha masat e nevojshme, për të identifikuar dhe sanksionuar autorët”, thuhet në reagimin e Pendarovskit.


You may also like