PEKIN – Kina sanksionon 5 kompani amerikane për shitjen e armëve në Taivan

by admin
Spread the love



PEKIN, 7 janar /ATSH-ANSA// – Pekini, pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe politike të Tajvanit më 13 janar, vendosi të ndëshkojë, “në përputhje me ligjin kinez për sanksionet e huaja”, një total prej pesë kompanish të industrisë së mbrojtjes amerikane.

Sanksionimet vijnë në përgjigje të shitjeve të reja të armëve amerikane në ishull dhe sanksionimit ndaj kompanive dhe individëve kinezë me pretekste të ndryshme.

”SHBA duhet të ndalojë armatimin e Tajvanit dhe të synojë Kinën me sanksione të njëanshme të paligjshme”, përndryshe do të ketë një përgjigje të fortë dhe të vendosur nga pala kineze”, deklaroi Pekini zyrtar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama ndan pamje nga Tamara e bukur


You may also like