PEKIN – Kina i ofron ndihmë Tajvanit pas tërmetit të fuqishëm

by admin
Spread the love

PEKIN, 3 prill /ATSH-DPA/ – Kina i ka ofruar ndihmë Tajvanit pas tërmetit të fortë që goditi ishullin.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 700 janë plagosur si pasojë e tërmetit të fortë në brigjet e Tajvanit.

Një tërmet me magnitudë 7,2 ballë Rihter goditi ishullin në një thellësi prej 15,5 kilometrash, sipas Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit (CWA).

Epiqendra ishte rreth 25 kilometra në juglindje të Hualien në Tajvanin lindor.

Tërmeti shkaktoi dëme të shumta në ndërtesa dhe plagosi një numër njerëzish në ishullin, i cili ka më shumë se 23 milionë banorë.

Zëdhënësja e Byrosë së Çështjeve të Tajvanit, Zhu Fenglian tha se ”autoritetet në Pekin ishin shumë të shqetësuara për situatën”.

”Kina po monitoron situatën dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për fatkeqësitë”, shtoi ajo.

Tajvani ka një qeveri të pavarur që nga viti 1949, por Kina e konsideron demokracinë vetëqeverisëse pjesë të territorit të saj./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like