Pas përfundimit të armëpushimit, OKB: Jemi në pragun e një cunami humanitar në Gaza

by admin
Spread the love

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmën për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se asnjë ndihmë nuk ka arritur në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit të premten në mëngjes.

Juliette Touma, zëdhënësja e UNRWA-s tha për BBC: Ajo për të cilën kemi frikë është që të kthehemi aty ku ishim në javët e para ku kishte një ndalim absolut, një rrethim hermetik, në Rripin e Gazës, me pasoja që vazhdojnë të ndihen edhe sot.

Ajo thotë se ka përpjekje për të rinovuar dhënien e ndihmës humanitare dhe bën thirrje për një armëpushim.

“Ne jemi në pragun e një cunami humanitar të krijuar nga njeriu në Rripin e Gazës”, shton Touma.

 


Top Channel

You may also like