Pas lajmeve se u rrah me Norën, Melinda bëhet e “gjallë”

by admin
Spread the love

Bërja publike e lajmit të rrahjes së saj me këngëtaren Nora Istrefi duket që nuk e ka shqetësuar aspak Melindën.

Superylli që është ndër më të komentuarat e momentit ka vendosur që të “reagojë” duke mos reaguar!

Ajo ka publikuar një video të realizuar paraprakisht në anije, ku shfaqet në top formë.

Mesa duket kjo ka qenë mënyra për të thënë se nuk është që e çan kokën për këtë pjesë.

Mbrëmë vonë pas mesnate, Melinda e ka hequr Norën nga lista e “following” por të dy vajzat janë bërë sërish “follow” sot, me gjasë për të shoshitur lajmin e konfliktit fizik mes tyre.

Ndryshe muaj më parë Melinda ishte pyetur se cilit prej personazheve në tabelë ndoshta i ka ikur koha dhe duhet të ndryshojë profesion”, ajo u përgjigj duke qëlluar Nora Istrefin.

Ajo tha se me “të gjithë respektin për Norën, ajo ka shumë vite në tregun muzikor”.

You may also like