Pas intervistë së tij kundër klubit, Ronaldo pritet ftohtë nga lojtarët e Manchester United

by admin
Spread the love

Intervista e Ronaldos me TalkTV , ku 37-vjeçari  kritikoi klubin dhe menaxherin Erik ten Hag, për të cilin tha se nuk ka asnjë respekt, ka zhgënjyer lojtarët e Manchester United.

Ronaldon pretendonte se anëtarët e hierarkisë së United dyshonin tek ai kur tha se nuk mund të merrte pjesë në parasezon sepse vajza e tij ishte e sëmurë në spital duke shprehur se ndihej i tradhtuar.

“ Man Utd dyshoi tek unë për sëmundjen e vajzës, kjo me të vërtetë dhemb”,  tha Ronaldo.

Ronaldo i cili tani është bashkuar me skuadrën e Portugalisë përpara Kupës së Botës dhe iu bë një pritje e ftohtë nga bashkëlojtari i tij i United Bruno Fernandes pas intervistës.

“Manchester United vëren mbulimin mediatik në lidhje me një intervistë nga Cristiano Ronaldo. Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve ”, iu përgjigj intervistës në një deklaratë United.

Klubi mësoi për intervistën vetëm pasi ata po përgatiteshin të ktheheshin nga Londra të dielën në mbrëmje pas fitores së tyre 2-1 ndaj Fulhamit ku Ronaldos iu tha të enjten se ai nuk do të ishte në formacionin fillestar kundër Fulhamit.


Top Channel

You may also like