PARIS – Macron: Vendi i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike mund të ndryshohet në rast kërcënimi

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 prill /ATSH-DPA/- Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 mund të mos zhvillohet përgjatë lumit te Senës nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron për transmetuesin BFMTV.

“Ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë”, theksoi Macron, ndërsa shtoi se planet B dhe C janë duke u përgatitur.

Presidenti francez tregoi se, në rast kërcënimi, ceremonia e hapjes do të “kufizohej në Trocadéro”, apo edhe stadiumin “Stade de France” si masë paraprake.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 26 korrik dhe për herë të parë në natyrë. Rreth 160 varka do t’i çojnë atletët në një rrugë prej gjashtë kilometrash përgjatë Senës përgjatë pamjeve më të bukura të Parisit, nga Pont d’Austerlitz në Trocadéro. Rreth 326,000 spektatorë pritet të marrin pjesë në ceremoni.

Kohët e fundit, kërcënimet e mundshme të terrorizmit i detyruan autoritetet të rrisin sigurinë rreth ngjarjeve sportive.

Javën e kaluar, Franca dhe Spanja rritën planet e tyre të sigurisë përpara ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve për shkak të kërcënimeve të raportuara nga xhihadistët.

Muajin e kaluar, policia e Mynihut rriti praninë e saj rreth Allianz Arena, ku Bayern Munich po priste ndeshjen e Bundesligës kundër Borussia Dortmundit pasi një përdorues në X, dikur Twitter, që thuhet se kishte lidhje me milicinë terroriste të Shtetit Islamik postoi një foto me një objektiv të vendosur mbi spektatorët përreth stadiumit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like