PARIS 2024 – Greqia ndez pishtarin olimpik

by admin
Spread the love

OLIMPIA, 17 prill /ATSH-ANA/ – Pishtari olimpik nisi udhëtimin e tij të madh nga Olimpia antike, pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes së flakës për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ceremonia (e drejtuar nga Nikos Aliagas), e frymëzuar nga lashtësia, u zhvillua në prani të presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në Olimpian antike, sipas ritit tradicional.

Pas ngjarjeve të mëparshme të zbutura për Lojërat Olimpike të Tokios 2020 dhe Lojërat Dimërore të Pekinit 2022 për shkak të kufizimeve në lidhje me pandeminë Covid-19, ceremonia është përsëri e hapur për publikun.

Aktorja greke Mary Mina ndezi pishtarin duke përdorur një flakë rezervë dhe jo një pasqyrë parabolike për shkak të qiellit me re, për fillimin e një stafete në Greqi deri në Francë, që do të kulmojë me ndezjen e flakës olimpike në kryeqytetin francez në ceremoninë e hapjes.

Presidentja e Republikës së Greqisë Katerina Sakellaropoulou mbërriti e shoqëruar nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach dhe presidenti i Komitetit Olimpik Evropian (EOC) Spyros Capralos.

Sopranoja Joyce DiDonato interpretoi himnin olimpik, pasuar nga himni Olimpik dhe ngritja e flamujve francez dhe grek./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like