Paralajmërimet për cunami janë lëshuar në lindjen e largët të Rusisë – Shqip

by admin
Spread the love

Paralajmërimet për cunami janë lëshuar në ishullin rus të largët lindor të Sakhalin dhe qytetin e Vladivostok.

Autoritetet e Sakhalin thanë se lartësia e pritshme e valëve prej 50 cm do të thotë se ato “nuk paraqesin kërcënim për jetën e popullatës”, por paralajmëruan ata që jetojnë në bregun perëndimor të jenë vigjilent.

“Peshkatarët dhe të gjithë ata që planifikojnë të dalin në det, duhet të kthehen urgjentisht në breg”, shtuan autoritetet e qytetit të Vladivostok në mediat sociale, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

Sakhalin është një ishull i zgjatur në veri të Japonisë dhe Vladivostok është qyteti kryesor i Rusisë në Paqësor.

You may also like