Pacquiao pranë rikthimit në ring në moshën 45-vjeçare, mësohet kundërshtari i tij

by admin
Spread the love

Rikthimi i Manny Pacquiaos në ring është edhe më afër. Promovuesi Eddie Hearn konfirmoi se negociatat janë duke u zhvilluar që luftëtari filipinas 45-vjeçar të përballet me Conor Benn, 27 vjeç.

Pacquiao nuk ka luftuar në boksin profesionist që nga 21 gushti 2021. Në atë kohë ai ishte rikthyer në ring 763 ditë më vonë, në përpjekje për të rifituar kampionatin botëror (WBA) të peshës së lehtë, kur kampion në fuqi ishte Yordenis Ugás. Kubani e fitoi duelin me vendim unanim (115-113, 116-112 dhe 116-112).

“Ne jemi afër organizimit të kësaj përballjeje, por do të shohim. Është një duel që do të donim ta bënim në Wembley, ndeshja e parë e Pacquiaos në Britaninë e Madhe do të ishte e mahnitshme. Do të duhet të shohim se si përshtatet në programin e tij”, tha Hearn.

“Ai dëshiron ringun. Sean Gibbons, menaxheri i tij, të cilin ne e njohim shumë mirë, më pyeti për Connor Benn.”

Connor Benn luftoi në prill të vitit 2022 kur mposhti Chris van Heernden me “KO” në mbrojtjen e titullit botëror të peshave të lehta WBA.

Që atëherë ai është larguar nga ringu pas rezultoi pozitiv në përdorimin klomifeninë. Dënimi i tij bëri që të anulohej përplasja e planifikuar në tetor 2022 kundër Chris Eubank Jr.

Këshilli Botëror i Boksit (WBC) më vonë pranoi argumentin e paraqitur nga avokatët e Benn se një konsum shumë i lartë i vezëve ishte arsyeja e rezultatit pozitiv të testit.

You may also like