Pa shi “të gjithë vitin”, Arabia Saudite goditet nga stuhi e tmerrshme breshëri e bore

by admin
Spread the love

Ndërrimi i viteve solli një ndryshim më të madh moti nga ç’mund të kishin dëshiruar banorët e Baljurashi, një qytet i ndodhur rreth 400 km larg Jedda-së në Arabinë Saudite.

Baljurashi është përballur me përmbytje, një stuhi të dhunshme breshëri e dëborë. Pamjet filmike në mediat sociale kanë bërë shpejt xhiron e botës, duke dëshmuar qartë situatën e pazakontë meteorologjike me të cilën po përballet kjo zonë.

Nga qyteti i Jedda-së, që ka përfunduar dhe ai i mbuluar në ujë, e deri në provincat më jugore, moti ekstrem ka paralizuar rajone të mëdha të vendit të Lindjes së Mesme. Në disa raste, për të lejuar qarkullimin e mjeteve është kërkuar ndërhyrja e ekskavatorëve me kova, me qëllimin të liroheshin rrugët nga sasia e madhe e akullit.

Zakonisht, në këto periudha, temperatura maksimale në kryeqytetin Riad duhet të jetë rreth 22/23°C, por pas këtyre dukurive të veçanta ekstreme atmosferike, vështirë se arrin të kalojë 12 gradët Celsius.