Orges Shehi fiton gjyqin, Tirana duhet t’i paguajë edhe pagat

by admin
Spread the love

Merr fund saga e Orges Shehit, i cili ka fituar gjyqin përballë Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.

Në fillim të tetorit klubi bardheblu largoi trajnerin që kishte fituar titullin kampion dy sezone më parë.

Duke pretenduar se nuk e kishte shkarkuar teknikun 46-vjeçar, por e kishte pezulluar, një lëvizje kjo për të penguar edhe transferimin e tij. Në një kohë kur bëheshin gjithnjë e më të fortë zërat për një interesim nga Partizani, që donte t’ua rrëmbente rivalëve të përjetshëm.

Në këtë mënyrë çështja mes trajnerit dhe klubit bardheblu përfundoi në tryezën e Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF. Që pas shqyrtimit të të gjitha akteve dhe hapave të nevojshëm proceduriale i ka dhënë të drejtë Orges Shehit.

I cili që tani është një trajner i lirë dhe mund të firmosë me këdo klub që është i interesuar për shërbimet e tij. Veç të tjerash, Tirana është e detyruar t’i paguajë Shehit pagën e plotë deri në tetor. Sipas Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve është shkarkuar në mënyrë të njëanshme nga Tirana, me klubin që do t’i duhet t’i paguajë pagën e rregullt.

Atë ku nuk përfshihen të drejtat e imazhit, deri në fund të këtij sezoni, pra në majin e 2024. Një vendim ky çlirues për Shehin, i cili pavarësisht se ka preferuar të mos dilte publikisht kundër klubit e kishte cilësuar etiketimin si i pezulluar të pakuptimtë.

Për teknikun durrsak që bëri një punë të jashtëzakonshme te Tirana në dy sezonet para këtij në vazhdim, interesohet Shkëndija e Tetovës. Ndërkohë që siç dihet, një portë të hapur e ka edhe te Partizani./ Shqip


Top Channel

You may also like