OBSH-ja ndjek EG.5 apo ERIS – variantin e ri të Covid-19! – Shqip

by admin
Spread the love

EPIDEMIOLOGËT: LLOJI I RI I VIRUSIT NUK PARAQET KËRCËNIM SERIOZ

EG.5 ose Eris, është varianti i ri i COVID-19 që është bërë dominante në SHBA, kurse e pranishme është edhe në Kinë dhe Britani të Madhe, njofton KlanM.

Në rritje është shpërndarja e llojit të ri të virusit, që karakterizohet me simptome të kokëdhimbjes, dhimbje të muskujve dhe humbja e shijes.

Epidemiologët, sic percjell KlanM, qetësojnë se nuk ka vend për shqetësime, pasi vendi ynë ka kaluar disa variante të koronavirusit, me siguri do të ketë edhe tjera por asgjë dramatike.

Sipas raporteve të fundit të ISHP-së, gjatë korrikut ishin regjistruar 23 raste me COVID-19, kurse në qershor 29 raste, me një rënie të ndjeshme nga muaji Maj kur ishin regjistruar 119 raste me COVID-19, por edhe një viktimë.

OBSH-ja, sic njofton KlanM, variantin e ri të COVID-19 e ka vlerësuar si “variant interesi” që do të thotë se transmetohet më lehtë dhe se nuk paraqet kërcënim të madh për shëndetin publik dhe nuk shkakton pasqyrë të rëndë klinike krahasuar me variantet tjera.

EG.5 apo Eris, sic percjell KlanM, ndërlidhet me nënvariantin “Omicron” dhe rrit shpërndarjen në nivel global, kurse më të goditur për momentin janë Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-të. /KlanMacedonia/

You may also like