“O sot o kurrë,” Izraeli rrethon Gazën: Do zhdukim Hamasin! Rrezik për pengjet

by admin
Spread the love

Izraeli urdhëroi pushtimin e plotë të Gazës.

Do t`i përgjigjemi sulmit të Hamasit siç nuk kemi bërë kurrë më parë, premtoi kreu i qeverisë izraelite Benjamin Netanyahu teksa konflikti hyri në ditën e katërt.

 “Si kryeministër i Izraelit, jua them sinqerisht, se ditë të vështirë nap resin. Dhashë urdhrin që Gaza të rrethohet krejtësisht. Ne po luftojmë me barbarë këtu, dhe do t`i përgjigjemi siç e meritojnë. Ajo që ne do t’u bëjmë armiqve tanë në ditët në vijim do të bëjë jehonë tek ata për breza të tërë. Ne po luftojmë për atdheun tonë, për ekzistencën tonë”, u shpreh kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.

Ne kohen kur për ofensivën tokësore, shteti hebre ka intensifikuar sulmet ajrore në Rripin e Gazës me 200 shënjestra të goditura së fundi, dhe e ka izoluar territorin duke ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant e të tjera. Ushtria e tij njoftoi se ka gjetur trupat e 1.500 militantëve të Hamasit në tokën izraelite, e pretendon se ka marrë tashmë nën kontroll të plotë kufirin ku mbrëmjen e kaluar nuk ka pasur më kalime, si netët e mëparshme.

Bilanci i vdekjeve në radhët e izraelitëve ka mbërritur tashmë në 900; 704 janë të vrarët në Gaza, mes tyre 143 fëmijë e 105 gra. Mes viktimave në Izrael janë edhe 11 shtetas amerikanë, e konfirmuar kjo nga presidenti Joe Biden, teksa ka dhe të tjerë në listën e të pagjeturve.

Hamasi gjithashtu përshkallëzoi konfliktin, duke u zotuar të ekzekutojë pengjet nëse ushtria izraelite sulmon civilët pa paralajmërim. Por forcat izraelite të mbrojtjes e paralajmëruan grupin islamik se vrasja e izraelitëve të marrë peng nuk do të ndryshojë asgjë.

Hamasi pretendon se në duart e tij ka mbi 100 izraelitë, përfshirë edhe oficerë të lartë ushtarakë. Tanket dhe dronët izraelitë u dislokuan për të mbrojtur çarjet në gardhin kufitar të Gazës për të parandaluar inkursione të reja. Mijëra izraelitë u evakuuan nga një numër qytetesh afër Gazës dhe ushtria mobilizoi 300 mijë rezervistë.  Këto lëvizje, së bashku me shpalljen zyrtare të gjendjes së luftës të dielën, tregojnë se Izraeli po kalon në një ofensivë të madhe kundër Hamasit, duke kërcënuar me shkatërrim më të madh në Rripin e Gazës, një rajon me popullsi të dendur dhe të varfër.


Top Channel

You may also like