“Nuk refuzohet Arsenali”/ E kërkonte Bayerni, zyrtarizohet te Gunners

by admin
Spread the love

Arsenali ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato.

Nënkampionët e Anglisë kanë prezantuar spanjollin David Raya si portierin e ri të skuadrës së Mikel Artetës.

27-vjeçari u kërkua nga Bayern Munchen, por drejtuesit e Gunners vepruan më shpejt dhe bindën “gardianin” për të mos u larguar nga Premier League.

Raya debutoi me kombëtaren e Spanjë gjatë vitit të kaluar, teksa ka mbrojtur portën e Brentfordit në katër vitet e fundit. Duke dhuruar shumë performanca pozitive.

Portieri iberik do të huazohet tek Arsenali për 3 mln paund, me klubin e njohur që do të ketë të drejtën e blerjes së plotë të tij për 27 mln paund të tjera.

Mënyra si po operon ky klub dhe fakti që Arsenali po rritet shumë, ndikuan që mos t’i refuzoja dot. Më pret një sfidë e bukur këtu”, deklaroi Raya gjatë prezantimit./ supersport


Top Channel

You may also like