Nuk kanë fund çudirat, Federata afrikane dënon 62 lojtarë për shkak të… moshës

by admin
Spread the love

Fshehja e moshës së vërtetë është problem i njohur në ligat afrikane të futbollit. Dhe Federata e Futbollit të Kamerunit është duke u munduar ta luftojë këtë dukuri. 

Të martën, media gjerman “Bild” ka shkruar se Federata kamerunase ka dënuar 62 futbollistë pas hetimit të bërë, ndërsa lista është publikuar gjatë fundjavës. 

Në vitin 2022 ishin dënuar 44 futbollistë ndërsa 21 të tjerë ishin dënuar në vitin 2023, për shkak të mashtrimit me moshë. 

Mashtrimi me moshë bëhet në mënyrë që lojtarët të jenë në fokus të skautëve të futbollit evropian. Futbollistët afrikanë përpiqen që të ulin moshën e tyre.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like