“Nuk jam tradhtar”, si surpriza e Botërorit refuzoi Bayern Munchen

by admin
Spread the love

Bayern Munchen kërkoi gjatë për një portierit gjatë merkatos së janarit.

Manuel Neuer dëmtoi gjurin duke bërë ski dhe mbylli sezonin. Kampionët e Gjermanisë arritën akordin e Yann Sommer, për kartonin e të cilit paguan 8 milionë euro në arkat e Gladbach.

Por, përpara afrimit të “gardianit” zviceran, bavarezët tentuan marrëveshjen me Yassine Bounou.

32-vjeçari është pjesë e Sevilla në La Liga-n spanjolle. Bono ishte një nga surprizat e bukura të Botërorit Katar 2022.

Me pritjet e tij, ai ndihmoi Marokun të mbërrinte deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, aty ku nuk kishte shkuar asnjë kombëtare afrikane apo arabe më parë.

Jo, faleminderit. Nuk mund ta tradhtoj Sevillan në këto momente”, ishte përgjigja e portierit të Marokut. Te Bayerni u surprizuan dhe vetëm pak orë më vonë zyrtarizuan blerjen e Sommer./ Shqip


Top Channel

You may also like