NJU JORK – Ambasadori ukrainas në OKB: Sulmi në centralin bërthamor ishte ”terrorizëm nuklear”

by admin
Spread the love



NJU JORK, 4 mars /ATSH- DPA/ – Rusia tentoi “terrorizëm bërthamor” pas luftimeve në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, sipas ambasadorit të Ukrainës në Kombet e Bashkuara.

“Rusia është përfshirë qëllimisht në një sulm të armatosur në vendin e centralit bërthamor dhe në veprime që shkelin të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare brenda Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, deklaroi Serhiy Kyslytsya në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ai tha se ”kjo vërtetoi edhe një herë se konflikti nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj Evropës, njerëzimit dhe brezave të ardhshëm”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSefa: Bashkia Lushnjë në punë, çdo gjë për njerëzit
Artikulli tjetërRUSI- Navalny bën thirrje nga burgu: Mbushni sheshet e botës, tregoni se rusët nuk duan luftë


You may also like