Një tjetër ish-konkurrent i famshëm pritet të rikthehet në “Për’puthen”?

by admin
Spread the love

Një tjetër ish-konkurrent i famshëm pritet të rikthehet në “Për’puthen”?

U mendua se rrugëtimi i tyre u mbyll, por mesa duket autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti, ka vendosur të shkelë një nga rregullat kryesor të programit.

Supozohet se ish-konkurrentët e vjetër e mbyllën ciklin e tyre dhe me rregull nuk lejohet që ata të marrin pjesë përsëri,por ky rregull duket se nuk vlen më.

Pas konfirmimit të Ana Lleshit, si konkurrente zyrtare e cila pritet të hyjë , Atdhe Xharavina është ai i cili ka ngritur dyshime se mund të marrë pjesë përsëri.

Ai postoi një foto në InstaStory me emoji-n ” “, nga studioja e “Për’puthen Prime”.

Në një pyetësor me fansat para disa kohësh Atdheu u përgjigj se nuk është se nuk e ka menduar të rikthehet, pavarësisht se mendon se do nuk do dukej mirë edhe do dukej se po e bënte vetëm për famë.


You may also like