Një film mbi jetën e Elon Musk do të drejtohet nga regjisori Darren Aronofsky

by admin
Spread the love

Të gjithë e dinim se ishte vetëm çështje kohe përpara se një nga burrat më të pasur dhe më të diskutueshëm në botë të kishte filmin e tij biografik, dhe tani kjo gjë do të ndodhë.

Një film biografik mbi jetën e Elon Musk do të nisë të regjistrohet së shpejti, i drejtuar nga regjisori i mirënjohur Darron Aronofsky dhe i prodhuar nga kompania filmike A24, siç u raportua fillimisht nga Variety. Filmi do të bazohet në biografinë e autorizuar të Walter Isaacson, e cila ka marrë shumë vlerësime të mira dhe të këqija njëkohësisht, me media si Los Angeles Times që sugjerojnë se autori “kryesisht i pranon parashikimet e sigurta të Musk si të ishte një njeri i shenjtë“.

Isaacson shkroi gjithashtu një biografi për Steve Jobs, e cila u përshtat në filmin e vitit 2015 me protagonist Michael Fassbender dhe me regji të Danny Boyle. Ky film u vlerësua si jo shumë i bazuar në biografinë e Isaacson, kështu që ne do të shohim se çfarë bën Aronofsky me materialin.

Nëse dikush mund të vendosë vulën e tij personale mbi këtë histori, është regjisori që qëndron pas Mother!, The Whale, Requiem for a Dream dhe Black Swan. Ky film është ende në zhvillim të hershëm, kështu që nuk ka ende asnjë shkrimtar të bashkangjitur dhe nuk ka pasur njoftime për sa i përket aktorëve që do të marrin pjesë në film. Në një thread të krijuar së fundmi në Reddit, aktorët e preferuar të votuesve për të luajtur rolin e Musk ishin Nicolas Cage, Rami Malek, Jesse Eisenberg dhe Robert Downey Jr, të renditura nga Variety.

You may also like