Nis kampionati francez/ PSG luan pa yjet Messi dhe Mbappe, “janë të lodhur nga Botërori”

by admin
Spread the love

Të mërkurën, startoi edhe liga franceze ku luajnë tre yjet e futbollit botëror, Messi, Mbappe dhe Neymar.

Psg kryesues i Ligue One ka në letër një ndeshje të lehtë, përballë vendit të parafundit, Strasburgut. Trajneri kampionëve të Francës, Galtieri tha se disa nga yjet do mungojnë, pasi kanë luajtur në botëror dhe po rekuperojnë energjitë.

Leo Messi do ti bashkohet skuadrës vetëm në 2023, besoj mund në datën 2 ose 3 janar.

Ndërsa Mbappe dhe Hakim kanë kryer stërvitje të diferencuar, pasi të dy luajtën nga 6 ndeshje në botëror dhe duhet të shplodhen. Të tre lojtarë tanë zhvilluan një botëror  shumë mirë, Messi fitoi kupën e botës, Mbappe golashënuesi më i mire, ndërsa Hakimi u shpall mbrojtësi më i mirë i djathtë i turneut.

Sfida mes PSG dhe Strasburgut do luhet në orën 21 të mbrëmjes. PSG është favorite për të marrë tre pikët por duhet të jetë e kujdesshme pasi skuadra surprizë e Lens që ndodhet vetëm 5 ikë mbrapa po zhvillon një kampionat shumë të mire.


Top Channel

You may also like