Ngjarje e rëndë në Gjermani, kamioni përplas këmbësorët, një e vdekur, 6 të plagosur

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të premte, në qytetin Passau në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se një kamion ka përplasur disa këmbësorë në qendër të qytetit.

Nga të dhënat e para, një grua 37-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe vajza 11-vjeçare e viktimës.
Mes frikës së shtuar në këtë fundvit për sulme terroriste, mediat vendase kanë raportuar se ngjarja e fundit është aksidentale.

Sipas tyre, drejtuesi i kamioni ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një makinë të ndaluar dhe më pas ka përfunduar në një zonë këmbësore. Kjo ngjarja ka rikthyer në kujtesë tmerrin e dhjetor.

MARKETING



You may also like