Nga Ibra, Salah e Haaland te gjithë lojtarët e Italisë, sa shumë yje mungojnë në Katar

by admin
Spread the love

Mohamed Salah ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë këtë sezon. Erling Haaland është ndoshta sulmuesi i ri më i njohur i momentit. Gianluigi Donnarumma u zgjodh lojtari më i mirë në Kampionatin Europian të verës së kaluar.

Dhe pastaj Zlatan Ibrahimovic, Luis Diaz, Riyad Mahrez, Victor Osimhen … Çfarë i lidh gjithë këta yje? Asnjëri prej tyre nuk do të luajë në Botërorin e këtij viti në Katar. Ndeshjet kualifikuese po përfundojnë dhe ka disa lojtarë të mirë që tashmë e dinë se mes nëntorit dhe dhjetorit do të duhet të shikojnë të tjerët duke luajtur para televizorit.

Por përveç këtyre, Donnarumma nuk do të jetë i vetmi lojtar italian që do të mungojë në Kupën e Botës pasi kombëtarja e tij nuk u kualifikua për në Katar. Nga Chiellini e Bonucci, te Jorginho, Verratti e Barella. Nga Italia do të mungojnë shumë yje.

Nuk ka vend në Kupën e Botës as për Milan Skriniar, Alexis Sanchez e Arturo Vidal nga Interi. Si dhe për Hakan Calhanoglu e Edin Dzeko, ndërsa tek Milani, përveç Ibrahimovic, Kessie e Bennacer janë gjithashtu nga lojtarët më me peshë që do të mungojë nga Serie A.

Jan Oblak e David Alaba nuk do të jenë gjithashtu, për të treguar se në Kupën e Botës, shumë yje do të zbresin në fushë, e yje të tjerë do të jenë përballë televizorit për t’i ndjekur. /oversport.tv

You may also like