Nga babai te i biri, rekordmenët e Europa League zgjedhin presidentin e ri

by admin
Spread the love

Ndryshime në presidencën eSevillas.

Klubi andaluzian ka zgjedhur kreun e ri, i cili është Jose Maria del Nido Carrasco.

Bordi drejtues, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj së diele, më 31 dhjetor, miratoi emërimin e Jose Maria del Nido Carrasco si presidentin e ri të Sevillas”, lexohet në komunikatën zyrtare.

Nuk mungon një falënderim për Jose Castro Carmona, i cili qëndronte në krye të Sevillas prej dhjetorit të vitit 2013. Periudhë gjatë së cilës skuadra fitoi 5 herë trofeun e Europa League.

Klubi dëshiron të falënderojë Jose Castro Carmona, president deri më sot, për punën e tij drejtuese gjatë dhjetë viteve të fundit.

Një nga periudhat më të suksesshme të klubit, me një rekord sportiv prej pesë kupash të UEFA Europa League, ndër të tjera”.

Tashmë nis një epokë e re te rekordmenët e Europa League, që këtë sezon po vuajnë. Sevilla u eliminua nga Europa, ndërkohë që renditet në vendin e gjashtë nga fundi.

Del Nido Carrasco është një avokat 45-vjeçar, i cili do të qëndrojë 4 vite si president i Sevillas. Ai iu bashkua bordit drejtues të klubit në 2006, kohë kur në krye të klubit ishte babai i tij (2002-2013).

Vite gjatë së cilave Sevilla nisi të shkruante historinë, duke fituar 2 Europa League, 2 Kupa Mbreti, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës./ Shqip


Top Channel

You may also like