Nesta: Leao do të bëjë diferencën, sulmi i Milanit më i frikshëm

by admin
Spread the love

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport duke folur për derbin e Milanos. Ai tregoi se kush do të jetë vendimtar në derbi, si dhe kë sulmues do të donte të shmangte.

“Inter dhe Milan do të kenë një nivel të lartë, aq më tepër në derbi. Ata janë në formë të mirë dhe sigurisht janë më solid. Por Milani ka dinamizmin e disa lojtarëve, që pak e kanë në Serie A. E them këtë për Leao dhe Theo Hernandez.

Pa Ibrën dhe Rebicin është tjetër gjë, por në përgjithësi, si ish-mbrojtës, them se do të preferoja një mijë herë të përballesha me sulmuesit e Interit sesa me kuqezinjtë. E përsëris, në një futboll të përbërë nga duele dhe kërkimi i epërsisë, Leao është ai që bën diferencën. Më pëlqen.

Nëse Ibra është në formë, t’i heqësh topin nga këmba është e pamundur. Si Leao si Rebic fitojnë terren me shpejtësi dhe nuk mund t’i ndalosh më. Nëse më duhet të zgjedh një nga sulmet e ekipeve, do të luaja kundër atyre të Interit”. /oversport.tv

You may also like