Izraeli nuk mund të nënshtrohet – Shqip

by admin
Spread the love

 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant paralajmëroi se forcat izraelite “nuk mund të nënshtrohen”, pasi presidenti amerikan, Joe Biden tha se se Uashingtoni nuk do të jepte armë për pushtimin izraelit në Rafah.

Gallant është shprehur se ata do të qëndrojnë të fortë dhe sipas tij, do t’i arrijnë qëllimet e veta.

“U drejtohem armiqve të Izraelit, si dhe miqve tanë më të mirë dhe them se shteti i Izraelit nuk mund të nënshtrohet, as IDF, as strukturat e mbrojtjes”.

“Ne do të qëndrojmë të fortë, do t’i arrijmë qëllimet tona, do të godasim Hamasin, do të godasim Hezbollahun dhe do të arrijmë sigurinë”, tha Gallant.

 

You may also like