EUROVISION 2024 – Shtohet prania policore në Malmo për mbarëvajtjen e koncertit

by admin
Spread the love



MALMO, 9 maj /ATSH-DPA/ – Një prani e madhe policore ka mbërritur në sheshin kryesor të Malmos përpara protestave kundër përfshirjes së Izraelit në Eurovision Song Contest 2024.

Oficerët mbërritën me pesë furgonë në Stortorget ose sheshin kryesor, përpara se aty të mbërrijë Eden Golan, përfaqësuesi i Izraelit, i cili do të dalë sonte në mbrëmje në skenë, në Malmo Arena.

Autoritetet e policisë suedeze u pozicionuan në pika të ndryshme hyrjeje në shesh, ndërsa turistët shëtisnin përreth duke fotografuar shatërvanin dhe bashkinë.

Pasdite do të zhvillohet një manifestim pro palestinez i cili, sipas një zëdhënësi të forcave të armatosura, do të shkaktojë ndërprerje të trafikut.

Oficerët nga Suedia, së bashku me Norvegjinë dhe Danimarkën, kanë patrulluar rregullisht në Malmo Arena, qendrën e qytetit të Eurovizionit, mes Izraelit që përballet me thirrjet për t’u përjashtuar nga konkursi për shkak të luftës në Gaza./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakLeku forcon pozitat përballë monedhave të huaja


You may also like