Ballkani fiton dhe shkëputet në tabelë

by admin
Spread the love

Ballkani është shkëputur në krye të tabelës nga Llapi dhe Drita kur kanë mbetur edhe katër tri xhiro deri në fund të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani është forcuar në krye të tabelës pas xhiros së 33-të, që u zhvillua të enjten duke krijuar distancë prej katër pikëve ndaj Llapit e Dritës.

Me fitoren 2:0 te Malisheva, Ballkani ka tubuar 69 pikë, duke e lënë pas vetes Llapin edhe Dritën me nga 65 pikë. Golat për Ballkanin i shënuan Bajram Jashanica (61’) dhe Bernard Karrica (90’).

Fitore në udhëtim shënoi edhe Drita që mposhti Prishtinën 2:1, me golat e Besnik Krasniqit (27’) nga penalltia dhe Blerim Krasniqit (56’). Për Prishtinën që mbetet e pesta në tabelë me 46 pikë, 7 më pak se Malisheva që është e katërta, golin e nderit ndaj Dritës e shënoi Drilon Islami.

Ndërkohë, Llapi nuk mori më shumë se një pikë në udhëtim te Gjilani pasi luajti 1:1. Gjilani realizoi i pari me anë të Senad Jaroviq (48’), përpara se sulmuesi Muhamet Hyseni (56’) të shënoj për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Feronikeli 74′, ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Lirisë që e ka mposhtur 4:1 në Drenas. Me këtë fitore, Feronikeli është ngjitur në pozitën e shtatë me 37 pikë, një më shumë se Gjilani që ka rënë në vendin e tetë.

 

You may also like