(VIDEO) Mandati për përbërjen e Qeverisë së re dhjetë ditë pas konstituimit të Kuvendit

by admin
Spread the love

Presidenti i Shtetit është i detyruar që brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit t’ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë një kandidati të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend. Ndërkaq, mandatari, në afat prej 20 ditësh nga dita e besimit të mandatit, i paraqet Kuvendit program dhe propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Ndërkaq, Mandati i përbërjes së re parlamentare që u zgjodh në zgjedhjet e së mërkurës, fillon të rrjedhë nga mbledhja konstituive në Kuvend. Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet për konstituim më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Mbledhjen konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar.

Nëse nuk caktohet mbledhja konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Kuvendin e përbëjnë 120 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti i përfaqëson qytetarët dhe në Kuvend vendosë sipas bindjeve të veta..

Deputetët në Kuvend zgjidhen për katër vite. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi. Mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës apo të gjendjes së jashtëzakonshme.

Me ligj konfirmohet papajtueshmëria dhe mospërshtatja e funksionit të deputetit në Kuvend me ushtrimin e funksioneve apo profesioneve të tjera publike. Kuvendi shpërndahet nëse për atë deklarohet shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. /SHENJA/

MARKETING



You may also like