Nesër dita D për dorëheqjen e Qeverisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi gjatë brifingut të sotëm me gazetarët ka sqaruar procedurat e dorëheqjes së qeverisë aktuale dhe zgjedhjen e qeverisë teknike, e cila duhet të zbatojë zgjedhjet parlamentare më 8 maj, njofton Klan M.

“Nuk komentojë deklaratat e askujt, unë kam komunikim me të gjithë” – tha Xhaferi.

Ai mes tjerash tha se nesër është dita D për dorëheqjen e Qeverisë.

“Nesër është dita D për dorëheqjen time dhe të qeverisë. Pasi të dorëhiqet kryeministri, duhet ta njoftojë presidentin e shtetit se qeveria është në dorëheqje, të autorizojë nënkryetarin e parlamentit që të udhëheqë seancën plenare dhe të dorëzojë dorëheqjen time”, tha Xhaferi.

Ai sqaroi edhe procedurën për zgjedhjen e qeverisë teknike. “Duhet të njoftohet presidenti se kush është mandatari, presidento thirr mandatarin dhe i ndan mandatin për formimin e qeverisë”, sqaroi ai.

Sa i përket paralajmërimeve të VMRO-së dhe opozitës shqiptare se nuk do të mbështesin qeverinë teknike, Xhaferi tha se nuk komenton deklarata politike. /KlanMacedonia/

You may also like