Nënkryetari i Kuvendit, Hysni Ismaili pjesë e seminarit për teknologji medicinare

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, gjatë këtyre ditëve, ka qenë pjesëmarrës në seminarin e teknologjisë medicinare që është zhvilluar në Shkup, ku përfaqësues nga Universiteti i Shangait nga Kina, kanë prezantuar arritjet teknologjike më moderne në fushën e mjekesisë.

“Të premten dhe te shtunën në Shkup u zhvillua një seminar për teknologji medicinare dhe investime mes RMV’së dhe Kinës.
Nga Kina ishte i pranishëm një delegacion i lartë nga universiteti i Shangait të cilët prezentuan arritjet teknologjike më moderne në fushën e mjekesisë”, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, nënkryetari i Kuvendit të RMV-së, Dr. Hysni Ismaili.



You may also like