Nënkryetari i Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili priti në takim nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast gjatë qëndrimit disaditorë të tij në vend, Çevik po zhvillon takime të rëndësishme miqësore.

Dje, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, i shoqëruar nga koordinatori i Shkupit, Mehmet Bayrak, kanë zhvilluar takim me drejtorët e shkollave turke në vend, ku me këtë rast në kuadër të projektit për zhvillimin e infrastrukturës teknologjike u bë shpërndarja e pajisjeve teknike. Dr. Çevik, gjithashtu mori pjesë në tryezën “ Seminari i Shkrimit Ballkanit”, projekt i mbështetur nga TIKA, që u zhvillua mbrëmë në Hotel “Bushi” – Shkup.

Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i TIKA-s, Çevik vizitoi edhe shkollën fillore “Kiro Gligorov” në Shkup, ku mori pjesë në hapjen e projektit “Dhoma speciale e perceptimit ndijor” të realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, nënkyetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, u pritë në takim nga nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Dr. Hysni Ismaili, i cili rreth takimit në fjalë u shpreh kështu:”kisha nderin dhe kënaqësinë, që të priti në takim mikun e vjetër të shqiptarëve, emrin e përveçëm të projekteve kulturoro-arsimore në vend dhe rajon, mikun tonë të kahmotshëm, Dr. Mahmut Çevik. Si ish-ministër i Kulturës, jam dëshmitar, për rolin dhe kontributin e madh të z. Çevikut, në krijimin e urave kulturore mes popujve të Ballkanit. Roli i tij në sferat kulturore dhe arsimore është i pazëvendësueshëm”, përfundoi nënkryetari i Kuvendit, Ismaili.

Ndryshe, gjatë ditëve në vijim, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, pritet që të realizon edhe shumë takime me institucione shtetërore, me përfaqësues të OJQ-ve në vend etj.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like