Nëna e Navalnyt: Më treguan trupin e djalit, por po më kërcënojnë për varrimin e tij!

by admin
Spread the love

Nëna e Alexey Navalny, Lyudmila Navalnaya, thotë se i kanë treguar trupin e djalit të saj në qytetin rus të Salekhard.

Duke folur në kanalin YouTube të Navalny, Navalnaya tha se autoritetet ruse pretenduan se kanë konfirmuar shkakun e vdekjes së tij dhe kishin “të gjitha dokumentet mjekësore dhe ligjore”.

Ajo tha se është dërguar në morg për të parë trupin e tij të mërkurën dhe ka firmosur certifikatën e vdekjes.

Navalnaya gjithashtu pohoi në video se hetuesit po e “kërcënonin” atë të pranonte një funeral të fshehtë për djalin e saj, ose “ata do të bëjnë diçka me trupin e djalit”.

Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey,” tha ajo. Navalnaya tha se Komiteti Hetimor Rus që heton vdekjen e djalit të saj do të dëshironte ta varroste trupin e tij “fshehurazi pa thënë lamtumirë”.

Navalny vdiq në burg të premten. Nënës dhe gruas së tij, Yulia Navalnaya, më parë iu ishte mohuar të shihnin trupin e tij pas vdekjes.


Top Channel

You may also like