Negociata për një marrëveshje të re armëpushimi Izrael-Hamas – Shqip

by admin
Spread the love

Shefat e shërbimeve të zbulimit amerikan e izraelit po takohen në Katar për hollësitë

Armëpushimi po mban dhe kjo po favorizon të dy palët, Izraelin dhe Hamasin. Hamasi po rigrupohet dhe më shumë ndihma po shkojnë tek civilët në Gaza. Për Izraelin, po lirohen më shumë pengje.

Ndërkohë në prapaskenë, arkitektët e tij, shefat e shërbimeve të zbulimit, CIA-s dhe Mosadit, kanë mbërritur sërish në Katar dhe po punojnë për një marrëveshje të re që do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve, edhe të burrave dhe lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë.

Shefi i CIA-s, Willimas J. Burns dhe ai i Mosad-it, David Barnea do të zhvillojnë bisedime me zyrtarët e Katarit që janë dhe ndërmjetësuesit e bisedimeve me përfaqësuesit e Hamasit.

Por bisedimet për ndërprerjen e luftës mund të rrezikojnë karrierën politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ai tha të martën do të lirojë të gjithë pengjet që mbahen në Gaza ‘pa përjashtim’. Deri më tani, janë liruar 69 pengje që nga 24 nëntori.

Por ekstremistët që Netanyahu strehon në qeveri duan vazhdimin e luftës dhe kthimin e Gazës në një vend të pabanueshëm. Menjëherë pas daljes së lajmit të bisedimeve për një marrëveshje të re, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Ben-Gvir nga partitë e ekstremit të djathtë paralajmëroi se ndalimi i luftës në Gaza do të nënkuptojë shpërbërjen e koalicionit qeverisës. Më herët ai i bëri thirrje Netanyahut që të lejojë ushtarët të kthehen në luftime për të “shtypur Hamasin”.

Të hënën, militantët e rezistencës palestineze liruan 12 robër, duke përfshirë 10 izraelitë dhe dy shtetas të huaj. Mes tyre, Ditza Heiman, 84 vjeç, nga Kibbutz Nir Oz. Më pas 30 të burgosur palestinezë u liruan nga burgjet izraelite. Mes tyre janë 15 minorenë dhe 15 gra.

Klan News

You may also like