Në tetor 67 mijë turistë të huaj e kanë vizituar vendin

by admin
Spread the love

Në vend në tetor të këtij viti janë evidentuar 94 165 turistë, nga të cilët 27 mijë  (28.9 për qind ) ishin turistë vendor, ndërsa 67 mijë (71.1 për qind) turistë të huaj, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

“Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 21.2%, përkatësisht: turistët vendas janë rritur me 0.1%, dhe turistët e huaj janë rritur me 38.6%.

Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i fjetjeve është rritur me 9.8%, përkatësisht: tek turistët vendas ka një rritje prej 1.1%, ndërsa tek turistët e huaj ka një rritje prej 23.5%”, njoftojnë nga ESHS.

MARKETING



You may also like