Në Shkup gjashtë bredha – buxheti sa një komunë mesatare rurale e Serbisë! – Shqip

by admin
Spread the love

VITIN E ARDHSHËM ZBUKURIMET PËR VITIN E RI DO TË NISIN MË HERËT

Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, gjatë një prononcimi për portalin “Infomax”, duke komentuar bredhin e Vitit të Ri në sheshin e Shkupit, që u bë cak i komenteve ironike në mediave të vendit dhe rajonit, sic percjell KlanM, ka deklaruar se Shkupi ka buxhet sikurse një komunë mesatare rurale në Serbi.

Sipas saj, nuk është një por 6 bredha që janë vendosur në Shkup, kurse krahas obstruksioneve politike në Këshill por edhe presioneve, ka arritur të realizojë 450 projekte të programit “Për Shkupin modern”.

“Ne i kremtojmë krishtindjet më 7 janar, cdo vit në të njëjtën kohë. U premtoj qytetarëve se vitin e ardhshëm zbukurimet do të nisin nga 20 shtatori. Si do të arsyetohen pas mandatit, kur duhet të paguajnë 300.000 euro për zbukurimet për Vitin e Ri? Mbi 2 milion euro kanë marrë viteve të kaluara. Tani, me thirrje publike, zbukurimi kushton 30.000 euro” – tha Danella Arsovska, kryebashkiake e Shkupit.

Ditëve të kaluara, sic percjell KlanM, rrjetet sociale “vlonin” me komente dhe reagime, por edhe kritika në adresë të Qytetit të Shkupit, lidhur me zbukurimet për vitin e ri, por edhe për pamjen e bredhit në sheshin e Shkupit.

Por, para bredhit të shumëpërfolur në Shkup, ndodhi edhe propozimi i parë për martesë, njofton KlanM.

Nëpër rrjetet sociale virale është bërë një video, kur një djalë i propozoi martesën një vajze, kurse I gjithë momenti u përcoll me tingujt e “All of Me” që u shoqërua nga saksafonisti Stefan Nedelkovski.

Pati një vallëzim të shkurtë, por edhe lot gëzimi. /KlanMacedonia/

You may also like