Në listën e zezë të Hollivudit, Festivali i Venecias “hap zemrën” për Woody Allen!

by admin
Spread the love

Pas një dushi të ftohtë për Roman Polanskin, pati një pritje më të mirë në Festivalin e Filmit të Venecias për një tjetër regjisor në listën e zezë, Woody Allen, i cili këmbënguli se mbështeti lëvizjen #MeToo “kur është e dobishme”.

Festivali pa edhe anën e errët të Elvis Presley-t me filmin biografik të Sofia Coppola-s, kushtuar bashkëshortes së këngëtarit legjendar, “Priscilla”. Megjithatë, u vu re një admirim i veçantë për filmin e 50-të të Allen, “Coup de Chance” , cka u interpretuar si sinjal i faktit se tashmë ai është shumë më popullor në Europë sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi i tij i parë tërësisht në frëngjisht i Allen, është një përrallë klasike e moralit mbi dashurinë, pabesinë dhe vrasjen. Shumë prej komenteve e cilësonin këtë si punën më të mirë të regjisorit prej më shumë se një dekade, pas një serie filmash të tij të konsideruar si praktikisht, “të dobët”.

“Mendova me vete: është filmi im i 50-të dhe e dua Parisin aq shumë sa do ta bëj në frëngjisht… Dhe atëherë mund të mendoj se jam një regjisor i vërtetë evropian,” tha Allen për gazetarët.

87-vjeçari është shmangur në masë të madhe mga Hollywoodi që kur u shfaq lëvizja #MeToo, për shkak të akuzave se ngacmoi vajzën e tij të adoptuar në vitet 1990, me të cilën më pas dhe u martua. Ai ka vazhduar të pretendojë se këto akuza ishin sajuar nga ish-partnerja e tij Mia Farrow.


Top Channel

You may also like