Ndëshkoni korrupsionin! – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Judy Reising Rajnke, shpreson se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur në listën e zezë biznesmenët malazezë Miodrag Davidoviç dhe Branislav Mićunović do të inkurajojë prokurorinë dhe gjyqësorin që t’i hetojë plotësisht ata dhe aktorë të tjerë të korruptuar. Në një intervistë për gazetën “Vijesti” tha se hetimi dhe ndjekja penale e drejtë dhe e paanshme e të akuzuarve për korrupsion është çelësi për ndërtimin e demokracisë.

“Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar luftën kundër korrupsionit me interes themelor për sigurinë kombëtare dhe si prioritet të politikës së jashtme. Hetimi dhe ndjekja e drejtë dhe e paanshme e të akuzuarve për korrupsion nga SHBA-te janë çelësi për ndërtimin e demokracisë. Ne jemi krenarë që bashkëpunojmë me institucionet malazeze të drejtësisë penale për të forcuar personelin dhe kapacitetet e tyre teknike, përfshirë ato të nevojshme për të luftuar me sukses korrupsionin dhe krimin financiar.”

Ambasadorja e SHBA-së në Malin e Zi sjell në vemendje procesin e vetting-ut.

“Mali i Zi ka arritur disa përparime konkrete në sundimin e ligjit, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë, duhet bërë më shumë, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor. Vettingu i gjyqtarëve është një proces kompleks dhe i sofistikuar që duhet analizuar me kujdes, duke marrë parasysh përvojat krahasuese të vendeve të tjera kur bëhet fjalë për forcimin e sistemit gjyqësor.”

Ambasadorja ka ripërsëritur shqetësimin amerikan se e ardhmja evropiane e Malit të Zi mund të kërcënohet nga pjesa pro ruse e koalicionit qeverisës. Ajo kërkon nga qeveria e re të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Kremlinit, të marrë pjesë aktive në NATO dhe duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve fqinje, siç është Kosova. Nëse qeveria ndjek këtë rrugë, sipas saj Mali i Zi mund të arrijë qëllimin e tij për t’u bërë anëtar i BE-së deri në vitin 2030.

Klan News

You may also like