Ndalohet qarkullimi për mjete të rënda në disa rrugë në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda mbetet në rrugët Mavrovë-Hanet e Mavrovës dhe Strumicë-Berovë.

Ndalimi u fut nga dje për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Në rrugën Strumicë-Berovë, një ekip i ndërmarrjes publike po ashtu ka punuar dje për heqjen e drurëve të rënë në rrugë.

Në pjesën tjetër të rrugëve në mbarë vendin, sipas informacioneve të mëngjesit të Shoqatës së Automjeteve të Maqedonisë, qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht me lagështirë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë vendbanimeve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

MARKETING



You may also like