Nazarko tregon llogaritë që po bën Ilir Meta: Ja çfarë tregojnë sondazhet për qeverinë dhe për PD-në

by admin
Spread the love

Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar lidhur me betejën mes palëve në zgjedhjet vendore ku u shpreh se sondazhet kanë treguar se qeveria ka më pak se 50% besueshmëri dhe kjo justifikon dhe takimet e Ramës.

Ai tha se nuk beson se Partia Demokratike do të vejë e shëndoshë në këto zgjedhje të radhës vendore, ndërsa theksoi se e gjithë kjo historia e negociatave po bëhet që palët të fitojnë kohë.

Sipas tij, historia me primaret apo bashkëbisedimi mes dy kryetarëve duket një ekuacion i pazgjidhshëm dhe PD do të përballet me probleme në këto zgjedhje.

“Ju keni të drejtë sepse edhe pse mungojnë ato sondazhe, qeveria ka më pak se 50% besueshmëri. Shoqëria po tregon efektet e veta, PS apo qeverisja e saj nuk shikohet mbi 50% si pozitive dhe kjo do justifikohet, por duke ditur se Rama i respekton sondazhet e brendshme, nuk ka asnjë lidhje me përgatitjen që bën PD, dhe nëse zgjedhjet bëhen normalisht. Nuk besoj se PD do vejë e shëndoshë në këto zgjedhje duke parë dhe proceset e fundit. Po shohim historinë me primaret, bashkëbisedim me dy kryetarët e PD pa diskutim më duket ekuacion i pazgjidhshëm. PD do të përballet me probleme në këto zgjedhje”, u shpreh Nazarko.

Më tej ai theksoi se normalisht që një parti që nuk është si PS, natyrisht që duhet ti hynte një procesi logjik pa vajtur në gjykatë, por pasi e bënë këtë kjo është një çështje që në përgjithësi i takon gjykatës dhe tregon një papjekuri të partisë që plaçkat e brendshme i ka nxjerr në pazar.

“Ajo që kam frikë unë pas kësaj është se asnjë nga palët nuk do pranojë vendimin e gjykatës dhe pastaj prishen dhe primaret, pra palët nuk kuptojnë dhe e gjithë kjo histori po përdoret për të fituar kohë, pasi palët vështirë se do të zgjidhin problemin. Këta përpiqen të mbijetojnë në politikë duke hedhur slogane majta djathtas. Besoj se bashkëpunimi duhet të bëhet përmes primareve dhe kushtet i ka caktuar Berisha. Kjo histori edhe nëse do ishte me primaret do thoshte de facto se vajtja në gjykatë ka dy probleme. Vajta në gjykatë nuk është një akt që ka të bëjë me aktin e prishjes me doktorin, ka të bëje dhe aktin tjetër që rëndon mbi PD, që në SHBA do të jetë një parti non grata. Nëse fiton Berisha dhe në këtë pikë ata gjejnë një justifikim të shëndoshë sepse nëse kjo nuk do ekzistonte ata do ishin bashkuar. Kjo është një manovër sa i përket mundësisë për një bashkëpunim. Ne do shohim ndarjen të dy partive kryesore, por kjo dhe për ti hedhur fajin njeri-tjetrit për humbjen e radhës. Mund të kishte forma bashkëpunimi në distancë, llogari që po e bën Meta. Besoj se nga 2009 e deri këtej, sido që ta vlerësosh Ilir Meta ka qenë më i qartë se Berisha”, u shpreh analisti.

You may also like