Navalny largohet nga burgu, vendodhja e paditur! Mbrojtja: Çfarë po ndodh, prej 6 ditësh nuk dimë asgjë

by admin
Spread the love

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny është larguar nga burgu në Rusi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Aleatët e Navalny thanë në X se avokatët e tij ishin përpjekur të arrinin në IK-6 dhe IK-7; dy koloni në rajonin e Vladimir, në lindje të Moskës, ku mund të ishte Navalny, por i kishin informuar se ai nuk ishte atje.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se kritiku i zëshëm i Vladimir Putinit do të dilte sot në gjykatë përmes video-lidhjes, por nuk e bëri. Ajo tha se zyrtarët e burgut përmendën probleme të energjisë elektrike.

Avokatët ditët e fundit gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë për t’u takuar me Navalnyn, sipas zonjës Yarmysh.

“Tashmë është dita e gjashtë radhazi që ne nuk e dimë se ku është Alexei dhe çfarë po ndodh me të”, shkroi zonja Yarmysh në X.

Navalny është pas hekurave që nga janari 2021. Arrestimi i opozitarit rus erdhi pas kthimit të tij në Moskë nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin. Që atëherë ai është dënuar me tre burgime dhe ka kaluar muaj në izolim në një burg të vuajtjeve të dënimeve penale në rajonin e Vladimirit për akuza të ndryshme penale, duke përfshirë ekstremizmin.

Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht.


Top Channel

You may also like