NATO planifikon ushtri të përhershme në kufijtë e saj kundër agresionit rus

by admin
Spread the love

NATO është përpara një transformimi rrënjësor që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Në një intervistë me ‘The Sunday Telegraph’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, raporton BBC.

Stoltenberg tha se objektivi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.

Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur 3 ditë më parë në Bruksel aleatët u treguan të gatshëm të bëjnë më shumë për të siguruar më shumë pajisje ushtarake për Ukrainë.

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po ofrojnë një gamë të gjerë armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne.

Rruga Press

You may also like