Naser Rafuna i del në krah Vedat Bajramit për skeçin “Haga”

by admin
Spread the love

Një skeç i publikuar në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës nga aktori, Vedat Bajrami ku imiton ish-kyretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqin ka marrë vëmendje nëpër rrjete sociale. Madje, kanë reaguar disa prej fytyrave publike e familjarë, përfshirë edhe Gresa Krasniqin, vajzën e ish-kryetarit të Kuvendit.

Lidhur me këtë video ka reaguar edhe aktori kosovar, Naser Rafuna i cili përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” i ka dal në mbrojtje humoristit, Vedat Bajrami.

Rafuna ka thënë se në botë bëhet humor edhe me Mbretëreshën Elizabetë, dhe thekson se humori e sarkazma nuk janë gjëra të ndaluara.

“Vedat Bajrami , aktori dhe humoristi ynë i madh,pa marre parasysh çka thojnë tjerët…e përkrahi satirën tande në humorin e fundit. Tek e fundit,përderisa “teprohet” me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet e edhe Presidentit Amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë? Jo. Kështu që, keep going bruda. Demokraci-Kaq. Shpifja ndalohet e jo humori apo sarkazma e satira.Njerëzit kanë drejtë me u prekë,me e pëlqy humorin tëndë apo mos me e dashtë e edhe me reagu po ti s’bën me u ndiku por me vazhdu si gjithë.Me fy nuk e ke fy askënd, e detyra jote është me i sjellë këto emocione. Veq përpara.Ëith love-shoku yt i fëmijërisë,kolegu Naser Rafuna”, ka shkruar Rafuna në profilin e tij në “Facebook”.

Ndër të tjera, Rafuna ka shkruar: Lavdi UÇK-së, ushtarëve dhe liderëve të saj që ishin si shkaku i Lirisë që Gëzojmë.


You may also like