Nard Ndoka kërkon publikisht ndihmë për partinë: Na goditi islamiku politik Basha, ju lutem të kontribuoni me një financim modest

by admin
Spread the love

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, ka dalë me një thirrje në rrjetet sociale, duke ftuar simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së që të kontribuojnë politikisht dhe financiarisht për PDK-në.

Ndoka e cilësoi të rëndë gjendjen financiare të partisë, pasi doli nga parlamenti me marrëveshjen Rama-Basha dhe e akuzoi ish-kreun e PD-së si islamik politik që ka goditur, sipas tij, alternativën politike demokristiane.

Të nderuar miq, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, ju ftojmë të kontribuoni politikisht e financiarisht për PDK kudo që ndodheni. Që nga 17 Maj 2017 jemi penalizuar nga “marrëveshja e zezë” Rama-Basha. Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativën politike Demokristiane duke shkelur marrëveshjen politike, duke dëmtuar kështu përfaqësimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare.

Për të kaluar këtë situatë të rëndë politike e financiare, ju lutemi të kontribuoni me nje financim modest, për një periudhë të shkurter kohore, derisa PDK të rikthehet serish në Kuvend, në zgjedhjet që kemi përpara! Ai kërkon që çdo anëtar të japë 1.000 lek në muaj ose 10 €$ për ato që jetojne në Diasporë, ndërsa bizneset afër PDK nga 3000-10000 lek ose
30-100 € $ në muaj”, shkruan ai.

You may also like