Napoli kthehet në qytet, mijëra tifozë e presin në aeroport

by admin
Spread the love

Skuadra e Napolit është rikthyer në qytet pasditen e të premtes, këtë herë si kampione e Italisë, titull që e fitoi zyrtarisht mbrëmjen e të enjtes, pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Udineses.

Në qytet nisi festa e madhe që mbrëmjen e djeshme, teksa ardhja e klubit u shty për këtë pasdite, për të marrë masat e duhura të sigurisë.

Incidenti në Shqipëri, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes heq flamujt nga podium

Por pavarësisht përpjekjeve, askush nuk mundi t’i ndalojë mijëra tifozët napolitanë që të prisnin gjatë gjithë ditës në aeroport, për t’u uruar mirëseardhjen kampionëve të rinj të Italisë.

Titulli kampion për Napolin vjen pas plot 33 vitesh pritje dhe në qytet pritet që festa të vazhdojë gjatë.


Top Channel

You may also like