MYNIH – Guterres: Komuniteti ndërkombëtar po përçahet gjithnjë e më shumë

by admin
Spread the love



MYNIH, 16 shkurt /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu shqetësimin se komuniteti ndërkombëtar po përçahet gjithnjë e më shumë, pavarësisht sfidave ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe kërcënimi i inteligjencës artificiale.

“Edhe epoka e Luftës së Ftohtë ishte, në një farë mënyre, më pak e rrezikshme”, tha Guterres duke përmendur aftësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik për të punuar në reduktimin e armëve bërthamore pavarësisht se ishin superfuqi rivale.

“Sot, në botën tonë shumëpolare, ne ende përballemi me rrezikun bërthamor. Dhe kemi të bëjmë me dy kërcënime të tjera me dimensione ekzistenciale, krizën klimatike dhe rreziqet e inteligjencës artificiale të pakontrolluar”, tha ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDudaev siguron finalen në Evropian e mundjes në Bukuresht


You may also like